Milani i ka dorëzuar listën e lojtarëve për ndeshjet kundër Shkëndijës së Tetovës, më 17 e 24 gusht.
Në listë janë përfshirë Bonuçi e Bilia, debutimi i të cilëve nuk erdhi në turin e shkuar në Europa League, pasi nuk ishin kryer ende pagesat bankare për blerjen e tyre.
Në listë janë 30 lojtarë: 23 nga liata A dhe 7 të rinj, produkt i klubit.
Lista A mund të shkojë në 24 ose 25 lojtarë, pasi Milani ka vendosur të presë deri në 16 gusht, në rast se nevojitet regjistrimi i ndonjë përforcimi të ri.
Lista A: Abate, Antoneli, Bilia, Bonaventura, Bonuçi, Borini, Konti, Çalhanoglu, A.Donaruma, Gomez, Kesie, Hoze Mauri, Montolivo, Muzakio, Niang, Paletta, Rikardo Rodriguez, Romanjoli, Andre Silva, Soza, Storari, Suso, Zapata
Lista B: Kalabria, Kutrone, Xhixhi Donaruma, Gabia, Guarnone, Lokateli, Zanelato