Partizani u shpall këtë sezon kampion i Shqipërisë pas plot 26 vitesh, me të kuqtë që tashmë presin me ankth shortin e UEFA Champions League.
Si pasojë e koefiçentit të vogël, “Demat e Kuq“ janë në vazon e ekipeve jo favoritë dhe shorti pritet t’i rezervojë një kundërshtar të vështirë. Sëlltiku është padyshim kundërshtari që tremb më shumë, ndërsa ka dhe ekipe të tjera si Maribor, Ludogorets, BATE, apo dhe Cervena Zvezda e Astana.
Gjithashtu edhe Shkëndija e Tetovës mund të jetë një kundërshtar i të kuqve. Gjithsesi, në rast se shorti tregohet bujar me kampionët tanë, Partizani mund të përballet edhe me ekipe si TNS (Uells), Slovan Bratislava, Dundalk apo dhe Dudelanzh, të cilët duken më të kalueshëm.