Juventusi do të luajë nesër në mbrëmje raundin e parë kundër Ajaksit. Ekipi i Alegrit do të luftojë përballë “Harkëtarëve” holandezë për një vend në gjysmëfinalen e Champions Ligës.
Ndërkohë që vijnë lajme pozitive nga Kristiano Ronaldo, i cili është rikuperuar dhe do të luajë, kampin juventin e shqetëson gjendja e Xhorxho Kielinit.
Kapiteni ka hasur probleme pas stërvitjes së ditës së hënë. Shtylla dhe shpirti i mbrojtjes bardhezi ka ndjerë shqetësime muskulore. Nëse nuk ai del, atëherë është gati Daniele Rugani të zbresë në vend të tij.
Për t’u vlerësuar mbetet edhe gjendja e Emre Çan. Mesfushori ka probleme në kavilje pas një goditje të pësuar në ndeshjen kundër Milanit. Stafi teknik dhe trajneri Alegri do të vendosin në momentet e fundit për të.