Besëlidhja nuk ia doli ta mposhte Vllazninë një javë më parë dhe ka kënaqësi për gjykimin. Diccka të tillë e shpreh trajneri i portierëve, Dashnor Hasani. Sipas tij gjykimi vendosi rezultatin e takimit. Në atë përballje Vllaznia shënoi me penallti përmes Olsi Gocajt dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.
Për SportEkspres.com, Hasani deklaron: “Ndaj Vllaznisë kishte shumë tifozë, të cilët dolën të zhgënjyer nga rezultati 1-1. Gjithsesi jo nga loja e skuadrës sonë. Kjo ndodhi për shkak të gjykimit, që me vendimet e padrejta ndaj nesh na mohoi fitoren. Rëndësi ka që Besëlidhja luajti mirë dhe tregoi se është e denjë që synimin për ta mbyllur në vendin e dytë mund ta arrijë”.
Hasani më tej foli edhe për ndeshjen ndaj Korabit: “Do ta mbyllim me fitore këtë sezon në fushën tonë, por do të kërkojmë që gjykimi të mos jetë si ai me Vllazninë. Do të japim maksimumin për këtë synim dhe do kërkonim që tifozët tanë të jenë si në ndeshjen me Vllazninë. Nuk do zhgënjejmë”. Ndeshja me Korabin zhvillohet të shtunën, prej orës 16:00.
AGRON KAJA