Juventus ka pësuar ndryshime në shoqëri, duke larguar Marotën dhe Mazia, ndërsa është vetë Andrea Anjeli që sqaron ndryshimet e bëra. Kreu i klubit bardhezi insiston se modeli i bardhezinjve nuk ndryshon, por vetëm njerëzit dhe postet e tyre. Në fund falënderon Marotën, i cili së bashku më Mazian, ka punuar shumë mirë në përgatitjen e zyrtarëve të rinj të klubit.
“Nuk do të ketë ndryshim në modelin tonë, Juventus do të vazhdojë të funksionojë si sot. Do të ndryshojnë drejtuesit: Xhorxho Riçi do të jetë përgjegjës për shitjet, do të jetë një përgjegjës për zonën sportive, i cili do të jetë Fabio Paratiçi dhe përgjegjës për shërbimet do të jetë Marko Re.”
“E përjashtoj lamtumirën e Paratiçit. Modeli i Juventus mbetet i pandryshuar. Ata që ndryshojnë janë njerëzit. Njerëz që janë 45 vjeç, të gatshëm dhe të përgatitur falë punës së jashtëzakonshme të Bepe Marotës dhe Aldo Mazias. Të dy kanë punuar në rritjen e drejtuesve të rinj, të cilët kanë përpara sfida shumë ambicioze“, përfundon Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit.