Anglia shkel Maqedoninë e Veriut, “tre luanët” shënojnë shtatë gola

Anglia shkel Maqedoninë e Veriut. “Tre luanët” janë treguar të pamëshirshëm me Kombëtaren ballkanase. Skuadra e udhëhequr nga Southgate ka fituar me shifrat e thella 7-0. Harry Kane hap festivalin e golave në minutën e 29, ndërsa më pas ishte Saka ai që vazhdoi serinë e golave në minutën e 38. Në listën e golashënuesëve përfshihet edhe Rashfordi, i cili shënoi në minutën e 45.

Saka tund edhe dy herë të tjera rrjetën në pjesën e dytë (47′, 51′), ndërsa më pas është Philips ai që shënon golin e gjashtë (64′). Seria e golave mbyllet nga po i njëjti që e hapi, Harry Kane, me golin e shënuar në minutën e 73-të. Një rezultat që do të hyjë në histori për Maqedoninë Veriut, por në anën e errët të saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online