“U kam bërtitur shokëve në gjithë pjesën e parë”, Rrahmani i drejtohet tifozve: Ju kërkoj falje

Kosova është mposhtur mbrëmjen e sotme nga Bjellorusia me rezultatin 2-1. Amir Rrahmani ka folur për emisionin “Dardanët” në “SuperSport”, ku ka treguar se gjatë gjithë pjesës së parë u ka bërtitur shokëve të skuadrës. Kapiteni i Kosovës ka shfrytëzuar intervistën e tij për t’i kërkuar falje tifozëve për rezultatin zhgënjyes.

“Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet të jemi gati kur zbresim në fushë, por kundërshtarët krijuan rast pas 30 sekondave.

Kur ndodh kjo, atëherë mund të fitosh vetëm me fat. Duhen shumë ndryshime, sepse ka shumë punë për t’u bërë. Përgjegjësi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija, faji është i të gjithëve bashkë. Vetëm së bashku mund të përmirësohemi.

Kjo dhemb më së shumti, sepse nuk po e shfrytëzojmë potencialin tonë. Kam bërtitur gjatë gjithë pjesës së parë, iu kërkoja shokëve të jepnin maksimumin. Mesazhi për tifozët? U kërkojmë falje, unë i pari si kapiten. U kërkojmë falje, shpresoj të kthehemi ku duhet”, është shprehur Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online