VIDEO/ Kosova zhytet në krizë, humbja me Bjellorusinë e largon gjithnjë e më shumë me Europianin

Ëndrra Euro 2024 duket gjithnjë e më e largët për Kosovën. Dardanët zhyten në krizë rezultatesh, teksa pas 3 barazimesh, tashmë pësojnë humbjen e parë në grup. Ekipi i drejtuar nga Giresse është mposhtur me rezultatin 2-1 kundër Bjellorusisë.

Bjellorusët befasojnë Kosovën me dy gola të shënuar në harkun kohor të dy minutave. Fillimisht Morozov shënoi në minutën e73-të, ndërsa Ebong dyfishoi shifrat në të 75-n. Muriqi shënoi golin e vetëm për Kosovën, kur në minutën e 87 tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ky gol vlen thjesht për statistika, pasi në fund tre pikët i takojnë Bjellorusisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online