Anglia nuk e do vendin e parë! Florian Riza tregon sesi u la me dëshirë fitorja: Shihni goditjet e këndit, kartonat dhe rastet në portë

Anglia ka barazuar 0-0 kundër Skocisë në derbin britanik. Ky rezultat i lë “tre luanët“ në vendin e dytë në renditje, çka të shtyn të mendosh për llogari më tepër se sa rastësi. I kësaj ideje është edhe Florian Riza, i cili në studion e “Euro 2020” në “RTV Ora” shpjegon se gjithçka ka ndodhur me planifikim. Kjo pasi vendi i parë në grup do i sillte Anglisë një përballje vendin e dytë të atij që quhet grupi i ferrit, ku luan Franca, Gjermania dhe Portugalia.

“Kjo ndeshje ka numrin minimal të gjuajtjeve në portë. Ka numrin minimal të pozicioneve jashtë loje. Ka numrin minimal të kartonëve. Ka numrin minimal të goditjeve nga këndi. Bëhen llogaritë mes ekipeve dhe nuk ka asgjë që t’i ndalojë, janë strategji për të evituar edhe ekipet më të fortat në vazhdimësi pasi vendi i parë në këtë grup përballet me vendin e dytë në grupin ku ndodhet Portugalia dhe Gjermania”, ka thënë Florian Riza./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online