“Anderlehti do të jetë shpërblimi ynë”, lojtari i Laçit që “theu” rumunët e ka bindje: Do të dalim me kokën lartë, kemi për të treguar

Laçi ka zhvilluar me sukses ndeshjet në Europë duke u kualifikuar për në turin e tretë të Conference League. Kurbinasit arritën që të eliminonin Podgoricën dhe Craiovën, ndërsa ekipi rumun ishte dukshëm favorit në letër për të kaluar më tej. Një prej “heronjëve” të Laçit ishte malazezi Dejan Zarubica. Goli i vetëm erdhi prej tij në ndeshjen e parë që u zhvillua në Shqipëri dhe vendosi për kualifikimin e mëtejshëm të ekipit që drejtohet nga Duro. Në një intervistë të fundit, Zarubica prek edhe temën e përballjes së luksit që pret Laçin, Anderlehti i drejtuar nga Kompany.

Mes shpërblimit duke parë emrin e kundërshtarit dhe bindjes se do të dilte me kokën lartë, malezezi shprehet se ka për të treguar edhe në këtë ndeshje. “Në këto vitet e fundit, Laçi ka kaluar thuajse gjithmonë në raundin e dytë të Europës. Kjo është hera e parë që ne shkojmë në tretin. Ky është sukses i madh, kënaqësia gjithashtu. Kemi eliminuar ekipin që është në krye të futbollit rumun dhe ka buxhet shumë më të madh se i yni. Unë jam i kënaqur për mënyrën se si luajti ekipi dhe si luajta unë në të katër ndeshjet që kemi zhvilluar. E nisëm shkëlqyeshëm me Podgoricën në ndeshjen e parë, por pas 20 minutash loje u ndalëm në mënyrë të pashpjegueshme.

Më vonë humbëm dhe ishim të pakënaqur. U gabua edhe nga penalltia në minutat e fundit. Por në kthim treguam se ishim shumë më të mirë duke fituar 3-0. Për të kaluar te ndeshja me Craiovan ku shënova golin e vetëm. Pastaj zhvilluam një ndeshje në Rumani që do ta cilësoja si të pjekur, taktikisht të pametë dhe nuk e lejuam rivalin që të na rrezikonte shumë. Anderlehti? Ajo ndeshje do të jetë shpërblimi për gjithçka bëmë në këtë verë. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi ambicie, përkundrazi. Unë jam i sigurt se do të kemi diçka për të treguar dhe se çfarëdo që do të ndodhë, ne do të largohemi nga fusha me kokën lart”, tha Zarubica. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online