Ançeloti: Nuk i zgjidh dot hallet e Italisë. Gatuzo, mos dëgjo të tjerët!

Karlo Ançeloti i thotë “jo” Italisë. Dështimi për të shkuar në Kupën e Botës i ka kushtuar vendin trajnerit Ventura, por edhe pse është konsideruar si kandidati i duhur, Ançeloti refuzon: “Është punë kejt ndryshe nga ajo e klubeve dhe unë preferoj të punoj përditë në fushë, me skuadër klubi. Përveç kësaj, futbolli italian ka shumë probleme që duhen zgjidhur, probleme serioze dhe nuk mendoj se jam i aftë t’i zgjidh i vetëm. Si zakonisht, e pëson trajneri, por nuk funksionon kështu. Kush e ka fajin, kur sheh stadiume të rrënuar dhe gjysmë bosh? E di që ka konflikt interesi mes klubeve dhe federatave, por tani Federata Italiane duhet të dalë mbi klubet dhe të vendosë rregulla të reja, për të përmirësuar situatën. Seria A duhet të ketë 18 skuadra, jo 20, ky është një ndër problemet që duhen zgjidhur urgjentisht”.

MILANI – Ançeloti është përfolur shpesh për rikthim te Milani, por ka refuzuar dhe vazhdon të mos jetë entuziast, duke parë si po ecin kuqezinjtë, në kaos total. Për emisionin “La Domenica Sportiva”, Ançeloti jep mendimin e tij: “Është e ndërlikuar të blesh lojtarë klasi, tani vlejnë 230 milionë secili. Ndoshta disa blerje u mbivlerësuan, ose nuk kanë dhënë atë që munden. Kur ndryshon shumë, duhet kohë, durim dhe këmbëngulje. Një skuadër si Milani nuk i ka këto virtyte”.

Montela është pasuar nga Gatuzo: “Kam qenë gjithnjë kundër pushimit nga puna të trajnerëve. Ai që pason, zakonisht, nuk ka përgjegjësi, por Gatuzo duhet të qëndrojë i qetë. I sugjeroj diçka, nëse duhet të fundoset, le ta bëjë me idetë e tij, sesa me ato të të tjerëve. Montela? Është e lehtë të gjesh fajtorin, ai bëri gjëra të mira dhe është i zoti. Pushimi nga puna është i pranueshëm, nëse nuk ekziston më besimi nga klubi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online