Ançeloti: Hamshik është i lumtur, Milik i dobishëm

Karlo Ançeloti nuk ka nguruar që të flasë për në mënyrë specifike për dy lojtarët e tij, Hamshik dhe Milik. Numri 1 i stolit të Napolit e pranon se ai nuk mund të aktivizojë lojtarët aty ku nuk ndihen mirë, duke ju referuar sllovakut, i cili do të marrë më shumë përgjegjësi këtë edicion. Gjithsesi, Hamshik nuk e ka vendin e sigurt, pasi konkurrenca është e madhe. Në anën tjetër, sulmuesi Milik po bën mirë dhe do të jetë shumë i vlefshëm për skuadrën.

 “Roli i ri i Hamshik? A e mendon veten më mirë aty ku është dhe unë nuk mund t’i imponoj një rol tjetër. Ai duket se ka luajtur aty gjithnjë dhe mund të japë më të mirën e tij. Nuk mund të them se do të jetë ai në qendër të vëmendjes për gjatë gjithë kohës, pasi ne kemi dhe gjashtë lojtarë të tjerë në mesfushë dhe unë do t’i aktivizoj të gjithë gjatë një sezoni që është shumë i gjatë”.

 “Milik? E kam ndjekur me kujdes këto ditë, por nuk mund të jap një vlerësim që ditën e sotme, duke e krahasuar me ata që kanë nisur përgatitjet më shpejt. Është mirë fizikisht dhe është mjaft i motivuar. Po punon mirë. Ai është i lumtur këtu. Do të jetë i do0bishëm për ne gjatë sezonit, pasi jo vetëm që është një goleador, por e punon mjaft mirë topin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online