Kamza pret sulmuesin e Kukësit, Europa e mban “peng”

Sebino Plaku kur u afrua tek Kukësi u prezantua si një përforcim vetëm për Kupat e Europës. Çështë e vërteta verilindorët ishin në hall për një “bomber” dhe ish-sulmuesi i Kamzës ishte alternativa e vetme në atë moment, për të shtuar që kishte mjaft eksperiencë mbi supe si dhe nuk do ishte e vështirë për t’u përshtatur me skuadrën.

Kukësi, kur vjen puna tek Europa, nuk zhgënjen dhe e kaloi raundin e parë, duke e zgjatur aktivitetin e saj, së paku deri më 15 gusht. Edhe nëse blutë nuk kalojnë do të Karabakun, atëherë do të luajnë në Europa League.

Burime të sigurta për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se lojtarin e presin te Kamza dhe me shumë gjasa me të mbaruar angazhimi në Europë, do të kthehet te skiuadra nga periferia e kryeqytetit. Situata mund të ndryshojë vetëm Kukësi arrin deri në fazën “play-off”, pasi edhe kampionati nis me 19 korrik dhe në të tilla kushte mund të vijojë aventurën në Kukës.

Mbetet për t’u parë pasi edhe te Kukësi do e duan një lojtarë si Plaku, pasi pretendimet janë madhore dhe do duhen sa më shumë lojtarë me cilësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online