Minuta e 93-të dhe ndaj Shkumbinit u shfaq Danilo Alvesh. Sulmuesi braziliani shënoi golin e vetëm në fitoren me peqinasit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndihet mirë për rikthimin, ndërkohë që thekson se ky Flamurtar është më i fortë.
“Jam shumë i kënaqur që jam rikthyer në Vlorë. Ndihem mirë dhe gjithçka po shkon në mënyrë të përsosur. Besoj se ekipi është përmirësuar ndjeshëm dhe ekipi është më i mirë se në të shkuarën. Kemi një trajner që po i tregon cilësitë e tij”, është shprehur sulmuesi për mediat.
Goli shënuar ndaj Shkumbinit e motivon dhe tanimë ka një tjetër objektiv: “Fakti që u riktheva me gol është diçka pozitive, sepse shënova që në ndeshjen e parë. Tani ndaj Skënderbeut pres të shënoj sërish”.
Danilo Alvesh kërkon të ngrejë trofe: “Këtë sezon dua të fitoj një trofe me Flamurtarin, por jo vetëm unë. Të gjithë, nga presidenti, tifozët, lojtarët e gjithashtu dhe stafi e duan diçka tillë. Ky është objektivi ynë dhe për këtë punojmë çdo ditë”.