Altiparmakovski “zbulon” Laçin dhe Superioren në Maqedoni

Laçi ka bërë disa afrime këtë verë. Një prej lojtarëve që u mor ishte edhe sulmuesin Marijan Altiparmakovski. Me kurbinasit ai ende nuk ka shënuar gol, por është i kënaqur me kushtet dhe rezultatet e ekipit.

“Mund të them se jam i kënaqur me kushtet për momentin. E kemi nisur mirë dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”, është shprehur ish-lojtari i Sarajevos, i cili ka qenë edhe pjesë e Suduvës në Lituani dhe Rabotniçkit në Maqedoni.

Gjithashtu ai ka bërë edhe një krahasim të kampionatit shqiptar me atë maqedonas: “Mendoj se në Shqipëri kampionati është pak më shumë cilësor se në Maqedoni. Pra, të dhjetë ekipet janë pak a shumë të së njëjtës cilësi dhe nuk mund të marrësh pikë lehtësisht askund. Me fjalë të tjera, vrapohet shumë dhe luhet në mënyrë shumë agresive dhe në mbrojtje. Kështu që nuk është e lehtë të shënosh gola”.

Në fund ai ka folur edhe për objektivat. “Ende nuk kam shënuar gol she shpresoj t’ia arrij dhe pastaj do të jetë më lehtë. Gjithashtu në ekip me mua është edhe Najdenov, Shpresoj në rezultatet edhe më të mira në klubin tonë dhe në fund të kualifikohemi në Europë”, ka përfunduar për “Sportmedia.mk” Altiparmakovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *