Për futbollistët që mbyllën sezonin 2018-2019 te skuadra e Dinamos kanë nisur pushimet verore. Ndërkohë, stafi teknik dhe drejtuesit e kësaj skuadre këtë periudhë po e shfrytëzojnë për projektin e sezonit të ardhshëm. Dinamovitët kanë shpallur si synim ngjitjen në elitë dhe di të duhet të jenë aktivë në merkato.
Për SportEkspres.com, trajneri Igli Allmuça deklaron: “Për Dinamon, përfundimi i kampionatit solli edhe pushimet për gjithë futbollistët, por jo për drejtuesit e stafin teknik. Ne jemi të kënaqur me çka arriti skuadra në sezonin që mbyllëm. Kjo erdhi pas një menaxhimi profesional në organizim, por edhe në financat e sigurta. Hap pas hapi gjatë këtyre muajve do kemi edhe një riorganizim të mirë të skuadrës për sezonin tjetër”.
Allmuça është optimist për sezonin e ri: “Te Dinamo janë njerëz seriozë në menaxhim e drejtim dhe ata nuk kanë qëndruar indiferentë në këtë periudhë. Fjala ‘pushim’ u duket si e huaj, ndërkohë që gjatë muajve në vazhdim ata do dalin me një objektiv ambicioz, për Dinamon në elitë”.
AGRON KAJA