Skuadra e Dinamos dje paradite i është kthyer seancave të stërvitjes, pas ndeshjes miqësore të radhës, ku barazoi në Krujë me Kastriotin vendas me rezultatin 2-2. Ndryshe nga ditët e shkuara, dje skuadra është stërvitur vetëm me një seancë paradite. Dhe ndodhi kështu, sepse siç shprehet edhe trajneri Allmuça: “Në ditët në vijim, skuadra do të nis “koalidimet” e saj të fundit për fillimin e kampionatin”. Gjithsesi, trajneri Allmuça shprehet i kënaqur me atë çka ka treguar skuadra në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri më tani kur thotë: ”Edhe pse nuk i kushtoj shumë rëndësi rezultatit në ndeshjet miqësore, ajo që konstatoj qëndron në faktin se edhe pse kemi pasur një grup të riformatuar me futbollistë në moshë të re për sezonin e ardhshëm, ndihem i kënaqur që skuadra funksionon mirë në të gjitha repartet. Jemi një skuadër më moshe të re, e cila do të synojë që në kampionatin e ri të lërë gjurmë, e pse jo të kemi edhe synime. Grupi ku bëjmë pjesë është i vështirë, por ne jemi Dinamo dhe do të tregojmë “dhëmbët” që në javën e parë e deri në fund të garës.
MERKATO – Edhe pse Dinamo me afrimet e kryera është e kompletuar në çdo repart, tekniku dinamovit nuk harron të shprehet se: ”Ndonjë afrim cilësor që mund të bëjë diferencën do të jetë i mirëpritur tek skuadra jonë. Ajo që synojmë këto ditë shtë kompaktësimi i grupit. Ndonjë miqësore dhe ndeshjet e Kupës, sigurisht që do të na vlejnë shumë për të hyrë në garë sa më të kompletuar”,-ka përfunduar trajneri i skuadrës së Dinamos, Igli Allmuça.
Fatos Dalipi