Partizani i qetë, stërvitet me ritëm të plotë edhe Çani

Sulmuesi zhvilloi përgatitjet me grupin ditën e djeshme. 28-vjeçari realizoi edhe ushtrimet me top, madje tregon edhe nuhatje me golin

“Misteri” Mazrekaj i ka lënë vendin “misterit” Çani. Ndryshe nga një ditë më parë, në seancën e djeshme stërvitore sulmuesi shtatlartë është stërvitur me grupin dhe e ka marrë të plotë ngarkesën e planifikuar nga trajneri Mark Juliano. Futbollisti i afruar me bujë në kampin e kuq po kalon një moment delikat dhe gjendja e tij është e dyshimtë. Në stërvitjen e parë nuk u stërvit me top, pasi doli nga fusha me gjurin e fashuar me akull, ndërsa ndryshe ndodhi dje. Partizani u stërvit në orën 10:00, në kompleksin sportiv në Kamzë dhe Çani që nga fillimi i seancës ka qenë me grupin e lojtarëve duke lënë të habitur edhe  tifozët e paktë që panë nga afër seancën stërvitore të të kuqve.

ÇANI – Sulmuesi e ka zhvilluar të plotë seancën e djeshme stërvitore. 28-vjeçari është stërvitur me grupin dhe ka mbajtur peshën edhe të ushtrimeve me top, jo vetëm të ushtrimeve atletike që bëri në stërvitjen e së dielës. Futbollisti është përfshirë nga trajneri Juliano edhe në ushtrimet me top. Shtatlarti i ka përballuar mjaft mirë dhe nuk ka ndjerë probleme. Madje, në ushtrimet e teknikut italian është gjendur rehat duke treguar edhe nuhatje të mira të portës. Çani ka provuar disa herë kuadratin dhe ka arritur edhe të shënojë madje.

ÇUDIA – Mjaftuan më pak se 24 orë për të ndryshuar krejtësisht gjendjen fizike të futbollistit, të paktën në dukje. Fakti që u stërvit nga fillimi i stërvitjes deri në fund e tregon diçka të tillë. Shpresojmë që Çani t’i ketë lënë pas dëmtimet dhe të mos ndalet nga problemet fizike, por burime të ndryshme brenda të kuqve tregojnë se futbollisti ndjen probleme pasi stërvitet. Gjuri i enjtet dhe i dhemb, ndërsa në momentin që e pushon gjithçka është në rregull dhe nuk ka probleme. Fakti që u “rikuperua” për më pak se 24 orë është edhe treguesi i qartë i kësaj gjendje të sulmuesit Edgar Çani.

Stërvitja e paradites ndërron krejtësisht mekanizmat, pasi me formën e paraqitur, Çani edhe mund të luajë në ndeshjen ndaj Laçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online