Në seancën e parë stërvitore pas shpalljes kampion, Kukësi kishte një organikë jo shumë të pasur. Disa futbollistë janë larguar zyrtarisht ndërsa disa të tjerë më leje, por i vetmi që mbetet në pikëpyetje është qendërmbrojtësi Albi Alla. Lojtari vijon të jetë në Greqi dhe pretendon se i ka përfunduar kontrata, në krahun tjetër klubi e konsideron pjesë të skuadrës dhe për ndeshjet e Europës.
Alla ka qenë një element shumë i rëndësishëm tek skuadra Kukësit, duke qenë protagonist i padiskutueshëm në arritjen e titullit kampion. Largimi i tij do të ishte një problem shumë i madh për kuksianët që tashmë kanë më pak se një muaj kohë për të përgatitur ndeshjen e parë në Champions League. Në një kohë kaq të shkurtër, do të ishte shumë e vështirë gjetja e një lojtari të të njëjtit nivel dhe akoma më e vështirë do të ishte përshtatja e tij me skuadrës.
Lojtari dhe menaxheri i tij presin kontaktin nga drejtuesit e Kukësit, për të parë një rrugë të kësaj situate, por e mira e Kukësit do të ishte një rikthim i tij, qoftë vetëm për ndeshjet në arenën ndërkombëtare. Presidenti Safet Gjici mund të jetë ai që mund t’i japë një zgjidhje kësaj situate, ose më saktë duhet t’i japë sa më parë një zgjidhje,sidomos me pretendimet madhore në kupat e Europës.