Liverpuli fitoi dje ndaj Napolit dhe ka siguruar kualifikimin për në turin e ardhshëm në Champions League falë një goli nga Mohamed Salah në pjesën e parë.
Megjithatë, në fund heroi ishte portieri brazilian Alison Beker, i cili kreu një pritje fantastike ndaj Milik në shtesë. Për këtë arsye, trajneri Jurgen Klop pas ndeshjes u ndal në mënyrë të veçantë te ylli i portës, i cili në verë kushtoi mbi 70 milionë euro.
“Ta dija që ishte kaq i mirë, do e kisha paguar dyfish. Qetësia e tij është impresionuese, skuadra ka shumë siguri pas dhe e nis lojën drejt sulmit me shumë qetësi. Me daljet ajrore Alison është perfekt dhe pastaj pritja në fund ishte spektakolare.
CLUTCH SAVE FROM ALISSON TO QUALIFY https://t.co/wD1DETUWDg
— Samuel (@SamueILFC) December 11, 2018
“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, goli i Salah ishte i mrekullueshëm. Skuadra u mbrojt shumë mirë dhe Alison ishte mahnitës, por i duhen djemtë që të luajnë gjithnjë kështu, sepse nuk mund të presim që ai të kryejë 20 pritje si ajo.
“Nuk kam parë si ajo pritje, bravo Alison dhe bravo gjithë skuadra, jam krenar për këta djem dhe i falënderoj”.