Liverpuli është duke luajtur mbrëmjen e sotme transfertën kundër Lids të vlefshme për javën e 32 të Premier Ligës. Një ndeshje kjo ku nuk kanë munguar mesazhet kundër krijimit të Superligës së Europës, pjesë e së cilës është edhe Liverpuli. Gjatë momentit të nxehjes përpara fillimit të sfidës, Ezgjan Alioski së bashku me shokët e tij të skuadrës kanë mbajtur veshur bluzat e veçanta përpara syve të kundërshtarëve.
Në të nuk ka munguar mesazhi thumbues për klubet e mëdha të Europës, teksa shkruahej se duhet ta fitosh të drejtën për të qenë pjesë e Champions League. Merita sportive merr fund me krijimin e Superligës, pasi ekipet që në letër mund të konsiderohen të vogla nuk do të kenë mundësinë të jenë pjesëmarrëse në të, ashtu sikurse ndodh tashmë në formatin e Champions-it.
“Champions League: Fitojeni! Futbolli është për tifozët”, ishte mesazhi që lojtarët e Lidsit përcollën përpara sfidës me Liverpulin. Ndërkohë Klop do të shprehej se futbollistët e tij nuk do t’i vishnin këto bluza për vetë faktin se ata nuk janë të përfshirë në krijimin e këtij kompeticioni të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Leeds United goalkeeper Illan Meslier wearing a t-shirt in protest against the 'European Super League' ? pic.twitter.com/d7HvYRo5TK
— Football Daily (@footballdaily) April 19, 2021
Leeds are warming up to face Liverpool with t-shirts that say: 'Champions League: EARN IT. Football is for the fans.' pic.twitter.com/XgU912QPpH
— ESPN FC (@ESPNFC) April 19, 2021