Hipoteza e mundshme/ Kaos në futboll, Berat Gjimshiti mund të shpallet kampion i Italisë

Një kaos i vërtetë ka mbërthyer futbollin ditët e fundit. Krijimi i Superligës Europiane ka bërë që Federatat përkatëse si dhe UEFA të tregojnë dhembët dhe të kërcënojnë klubet me përjashtim nga kompeticionet e tyre. E nëse të mëdhatë e Europës do të vazhdojnë të këmbëngulin në qendrimin e tyre, atëherë UEFA do të nisë të veprojë.

Një hipotezë e mundshme është dënimi i skuadrave të Interit, Milanit dhe Juventusit, të cilat mund të përjashtohen nga Serie A. Një lajm aspak i bukur ky për tifozët dhe futbollin, por që sjell një buzëqeshje te Atalanta. Për herë të parë në histori bergamaskët mund të ngrenë lart trofeun e titullit kampion, duke qenë se janë ekipi që gjendet fill pas Interit dhe Milanit. Berat Gjimshiti mund të shpallej kështu kampion i Italisë, një trofe që me siguri e ka ëndërruar për vite me radhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online