Rauf Alijev është zyrtarisht pjesë e Kukësit. Sulmuesi i kombëtares së Azerbajxhanit ka firmosur sot kontratën me Kukësin, pas dy ditësh pritjeje, për disa detaje të vogla.
Sot Alijev është prezantuar së bashku me Ardit Peposhin, ndërsa foli për mediat, duke zbuluar edhe një detaj interesant, pasi ka folur edhe me Ansi Agollin para se të vendoste për ofertën e Kukësit.
“Kam luajtur gjithmonë në Azerbajxhan, është hera e parë që provoj të luaj jashtë. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, dëshiroja të provoja një aventurë të re.
“Jam ndeshur më parë me Laçin, por edhe me ekipin U-21.
“Kombëtarja shqiptare është më e fortë se ajo e Azerbajxhanit, duke parë ecurinë në nivel ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen në Europian, por në nivel klubesh Azerbajxhani më duket pak më lart.
“Për sa i përket ardhjes në Shqipëri, u konsultova edhe me Ansi Agollin. Mendimi i tij ishte i rëndësishëm për mua dhe ai më foli pozitivisht, ndaj edhe vendosa të vij te Kukësi. Dua të jap kontributin tim në sukseset e Kukësit, ambicia ime është Europa”.