Alijev dhe Bakaj e bëjnë “sefte”

Kampionët kanë triumfuar 3-1 përballë Pogradecit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Trajneri Milinkoviç ka pasur mundësinë të shohë gjendjen e skuadrës së tij në një tjetër ndeshje miqësore, ku kundërshtar këtë herë ishin pogradecarët, të cilët militojnë në kategorinë e parë, por që gjatë kësaj merkato kanë afruar mjaft lojtarë cilësor. Në ndeshjen e cila ka startuar rreth orën 18:00 nuk kanë munguar dhe mbështetësit vendas të cilët gjithashtu kanë pasur kënaqësinë të shohin skuadrën e tyre teksa përballej me një kundërshtar që në vitet e fundit ka bërë mjaft mirë.

Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët realizuan që në minutën e dytë me anë të Topllarit. Në fraksionin e parë edhe pse rastet nuk do të mundnin, Kukësi do te kishte të vështirë që të vinte ekuilibrin. Me nisjen e fraksionit të dytë, trajneri Milinkoviç do të aktivizonte një pjesë të titullarëve, dhe rezultati erdhi menjëherë. Vetëm 120 sekonda pas rinisjes së lojës ishte Bakaj ai që realizo. Pa u mbushur 10 minuta braziliani Kale shënoi dhe golin e dytë që përmbysi dhe rezultatin. Për të fiksuar gjithçka mendoi prurja më e bujshme, sulmuesi azer Alijev, i cili shënoi golin e parë si kuksiane. Së bashku me Bakajn arritën që të gjenin golat e parë nën fanellën e Kukësit dhe ky është një lajm i mirë për Kukësin që duket se po arrin formën optimale para nisjes së sezonit të ri.

Pogradeci – Kukësi     1-3

Shënues: Topllari 2’/ Bakaj 47’ Kale 55’, Alijev 66’

Pogradeci:Mali, Kllogjeri, pere, Hysenllari, Pura, Liçkollari, Shyti, çekiçi, Jahaj, Topllari, Çela. Trajner: Festim Fetollari.

Kukësit: Koci, Memini, Alijev, Peposhi, Hoxha, Imami, Kale, Koldashi, Idrizi, Joti, Etemi. (U aktivizuan: Hallaçi, Alla, Shameti, Shtubina, Zeqiri, Rrumbullaku, Musolli, Bakaj, Duraku) Trajner. Mlladen Milinkoviç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *