Alegri: Të ardhmen e sqaroj me Anjelin, Champions League nuk është turne futbolli në plazh!

Zërat për largimin e Masimiliano Alegrit nga drejtimi i Juventusit sa vijnë e shtohen, me trajnerin që ka folur ditën e sotme përpara mediave.

Italiani, dukshëm i nervozuar, ka sqaruar gjithçka mbi këtë çështje, duke u shprehur se do të ketë një takim me Anjelin siç bën në fundin e çdo viti dhe do të diskutojnë. Gjithashtu, livornezi shtoi se disa mendojnë se të fitosh Championsin është sikur të fitosh një turne futbolli në plazh.

“Më bën për të qeshur vetëm për një arsye. U zgjova mëngjesin e sotëm dhe po mendoja se çfarë do të kishte ndodhur nëse do kisha fituar më pak trofe nga çfarë kam fituar. Do të më kishin djegur të gjallë.”

Do të takoj presidentin gjatë javës dhe do të flasim për sa i përket situatës. Do të analizojmë dhe diskutojmë çdo gjë në 360 gradë, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Pas ndeshjes me Ajaksin unë i thashë se dua të qëndroj.

Disa njerëz mendojnë se të fitosh Championsin është aq e lehtë sa të fitosh një turne futbolli në plazh kur je me pushime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online