“Alegri ndihet i tradhëtuar nga Anjeli! Sarri? I papërgatitur dhe kaotik”

Xhovani Galeone, ish-trajner i Peskarës dhe mik i ngushtë i Maks Alegrit, i është rikthyer ndarjes së trajnerit livornez me Juventusin.

Alegri tregoi qytetari dhe nuk tha asnjë fjalë të keqe për klubin torinez, por shkarkimin e ka përjetuar shumë keq. Ish-trajneri e shpalli pesë herë Juventusin kampion dhe e dërgoi dy herë në finalen e Champions Ligës, por këto arritje nuk mjaftuan për presidentin Anjeli.

Galeone ndalet edhe te Mauricio Sarri, por trajneri i ri i bardhezinjve nuk e bind, pavarësisht futbollit të bukur që tenton të zhvillojë.

Maks është ndjerë i tradhtuar dhe është mërzitur në veçanti me Andrea Anjelin. Nuk e ka kapërcyer akoma lamtumirën nga Juventusi. Unë kisha vite që e këshilloja të largohej, por nuk më dëgjoi.

Sarri? Nuk është i përgatitur për çdo lloj situate dhe më duket pak ‘rrëmujaxhi’. Kur lexoja disa deklarata të tij sezonin e kaluar, ulesha dhe reflektoja nëse ishin të përshtatshme”, thekson Xhovani Galeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *