Alegri: Kampionati nuk vendoset këtë fundjavë

Juventusi luan një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit nesër, sepse viziton Interin dhe nëse nuk fiton, me shumë gjasa humbet kreun dhe ndoshta edhe titullin kampion. Megjithatë, trajneri Masimiliano Alegri shfaqet i qetë dhe nuk ka frikë, duke mos u trazuar as nga zërat për sherr në skuadër dhe për presion nga tifozët e zhgënjyer: “Nuk është momenti më i keq që kur jam këtu, ishte më keq kur mora drejtimin. Tani duhet të mendojmë vetëm të luajmë dhe të fitojë. Tifozët erdhën në qendrën stërvitore për të na dhënë zemër. Më vjen keq që dalin lajme për probleme brenda skuadrës, sepse nuk janë të vërteta. Nuk është hera e parë që ndodh, jemi mësuar dhe nuk na bën përshtypje.

“Ka momente kur gjërat nuk shkojnë mirë, por skuadra nuk është transformur krejt papritur në një grup dështakësh. Do të luajmë derbin e Italisë në një stadium të mrekullueshëm, ndaj një skuadre që ka pësuar vetëm 2 gola në 9 ndeshjet e fundit, por kampionati nuk vendoset këtë fundjavë, në futboll ndodhin shumë gjëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online