Aleksi nxeh sfidën: Jemi më mirë se vlonjatët

Mesfushori i ekipit gjirokastrit: Kemi një “futbollist” më shumë, tifozët tanë, ndaj dhe besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje mjaft të rëndësishme

Gëzim Beqiri

Gjirokastritët e kanë nisur dje stërvitjen në orën 16:00, orar që koinçidon me atë të ndeshjes “finale” me Flamurtarin. Kjo seancë është zhvilluar në fushën e stadiumit, ndërsa sot stafi teknik do të vendosë përfundimisht për formacionin, që do të nxjerrë në fushë nesër ndaj vlonjatëve. Dilema e vetme mbetet aktivizimi ose jo i sulmuesit Vasil Shkurtaj, për të cilin, pavarësisht se dje u stërvit bashkë me grupin dhe luajti një pjesë në ndeshjen e kontrollit, nuk është e sigurt se do ta nisë titullar. Për të do të vendosë stafi mjekësor, ndërsa vetë lojtari shprehet se është i gatshëm. Ka një vlerësim maksimal për ndeshjen ndaj Flamurtarit, ku një fitore e bën thuajse të paarritshëm Luftëtarin nga vlonjatët, duke qenë se diferenca e pikëve do të shkonte në 7. Barazimi nuk mund të konsiderohet rezultat pozitiv për faktin se garën për vendin e tretë, që e çon në Europa League, e ka më shumë me Partizanin, që nesër luan në fushën e Lushnjës.

ALEKSI – Është parë qartë se në lojën e Luftëtarit është edhe kontributi i mesfushorit fierak, Albano Aleksi, i cili është ai që lëviz më shumë në fushë. Është pikë referimi në shumë aksione të nisur nga mesfusha, bashkë me Ramadanin dhe Rrocën, që luajnë në të njëjtin repart. Për ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit, Aleski është shprehur: “Asnjëherë nuk kam dashur të jem personazh mediatik. Lojën time e vlerësojnë të tjerët dhe shpreh kënaqësi kur ajo vlerësohet. Më pëlqen të stërvitem sistematikisht për të dhënë më të mirën për Luftëtarin, gjë që e kam bërë dhe do ta bëj për aq kohë sa mbi supe të kem fanellën me numrin 5. E konsideroj fat këtë numër dhe e kam mbajtur që nga fillimi. Luajmë në shtëpi me Flamurtarin, që dekada më parë ka shkruar historinë e futbollit shqiptar në Europë. Kemi të njëjtin objektiv: përfaqësimin në Ligën e Europës, kështu që në fushë do të hyjmë vetëm për fitore. Jemi më mirë si ekip, e kërkojmë golin më shumë dhe luajmë në fushën tonë. Do të kemi një “futbollist” më shumë, tifozërinë tonë të mrekullueshme, që sa vjen dhe shtohet në numër, duke na shoqëruar në ngjitjen tonë në këtë sezon, ku nga një skuadër mbijetese, jemi pranë historisë, pranë Europës. Nuk është se po vlerësojmë maksimalisht vetëm Flamurtarin, por të gjitha skuadrat, me të cilat do të ndeshemi deri në fund të sezonit. Për ne të gjitha ndeshjet janë si finale“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online