Alegri: Harrojeni Kardifin, sezoni i ri do të jetë një makth

Në ditën e festës bardhezi në Vilar Peroza, Masimiljano Alegri siguron tifozët në mikrofonët e Juventus TV. “Kemi marrë lojtarë shumë të mirë. Do të kenë kohë për t’u integruar. Të jesh ndër trajnerët më të mirë të FIFA-s është një kënaqësi, por unë këtë e kam arritur mbi të gjitha falë lojtarëve dhe klubit që kanë fituar në fushë. Tani do të nisë një sezon i vështirë, pas gjashtë titujve radhazi të fituara. Rritet konkurrenca dhe ajo që duhet është qetësi dhe ekuilibër në një sezon të gjatë. Duhet ta nisim me këmbën e mbarë, duke përballuar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

SEZONI I RI – “Të fitosh është gjithmonë e jashtëzakonshme, – ka shtuar më pas Alegri, – Juventusi në historinë e tij ka fituar shumë, por ta ribësh sërish këtë do të jetë gjithmonë e më e vështirë. Askush nuk mund të na heqë dëshirën për të fituar. Të shtunën do të nisemi të gjithë të barabartë për t’u përballur me një sezon dhe me vështirësitë e tij. Kundërshtarët janë përforcuar, por sezoni për ne kalon nga kampionati italian për të bërë mirë në Evropë. Gjatë një ndeshjeje gabojnë të gjithë, por ajo që nuk do t’i mungojë Juventusit – që është edhe në adn-në e saj – është sakrifica dhe urtësia. Ne nuk jemi kryeneçë. Që nga e shtuna do të kërkojmë që të kërkojmë të hakmerremi për humbjen e Superkupës. Kurioziteti? Të shoh skuadrën që do të kem kur të ketë përfunduar merkato”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online