Një barazim në Holandë, kundër Ajaksit, duke shënuar gol, nuk është një rezultat i keq për Juven, që në aspektin e lojës vuajti, ndaj trajneri Maks Alegri me të drejtë ishte i kënaqur pas sfidës në Amsterdam.
“Rugani luajti një ndeshje të mirë, por isha i sigurt për të. E gjithë mbrojtja më pëlqeu, u soll shumë mirë“, tha trajneri i Juventusit, i pyetur për mungesën e Kielinit.
“Ajaksi nuk ka ardhur kot deri këtu, ka eliminuar Realin duke shkëlqyer dhe është një ekip i frikshëm, me cilësi të rëndësishme. Lojtarët e Ajaksit luajnë mirë në zona të ngushta, kanë teknikë e shpejtësi. Më vjen keq vetë për faktin që nuk i shfrytëzuam mirë disa situata në kundërsulm.
“Goli? Nuk ishim të hutuar, thjesht një gabim në mbrojtje dhe më pas Ajaksi mori zemër, sulmoi për disa minuta dhe na vendosi në vështirësi.
“Ndërrimet në fund? Hodha në fushë lojtarët më teknikë, për të provuar të merrnim fitoren”.
Në fund, edhe pak humor për një faull ndaj Douglas Kostës, i cili nuk simuloi, për të nxjerrë me karton të kuq një kundërshtar: “Duhej ta linte këmbën aty, të fitonte faull...”, tha duke qeshur Alegri.