Albi Alla dhe Agustin Torasa në ajër, befasi nga Kina!

Albi Alla u largua nga Flamurtari dhe nënshkroi në Kinë me Janbian, klub që i ofroi një kontratë 10-mujore nga e cila do të përfitonte shumën e 150 mijë dollarëve. Por situata në klubin kinez nuk është aspak e mirë, pasi ka një borxh të madh dhe ka refuzuar ta paguajë.

Raportohet shkrirja e Janbian, që kishte 35.88 milionë dollarë borxhe. Federata Kineze e Futbollit i ka nxjerrë të gjithë futbollistët të lirë dhe u ka dhënë një javë kohë klubeve të tjera kineze për të nënshkruar me ta.

Kështu, Albi Alla dhe Agustin Torasa mund të rikthehen në Vlorë. Qendërmbrojtësi është i lirë dhe mund të transferohet edhe diku tjetër, kurse për argjentinasin situata është më e komolikuar, sikurse edhe ka deklaruar administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Sulmuesi nuk kishte gjetur gjuhën e përbashkët për largimin. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me ta.

Albi Alla, me menaxherin Franci Bode

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online