Albetroli gjen trajner, ka drejtuar edhe në elitë

Marjol Miho u largua me përfundimin e kampionatit nga Albpetroli dhe oferta e bërë nga Apolonia e bindi atë të marrë drejtimin e fierakëve. Në këto kushte në Patos po mendonin gjatë kuaj periudhe për një trajner të ri.

Tashmë e kanë gjetur atë dhe ai është Elidon Demiraj, i cili më parë ka drejtuar skuadrën e Apolonisë, madje edhe në Superiore. Albetroli ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin e ri dhe pritet që të ketë edhe zhvillime të tjera.

Brenda pak ditëve do të ketë afrime cilësore te patosarakët, të cilët do kërkojnë që sivjet të rikthehen në Kategorinë e Parë. Vjet nuk ia dolën dot, pasi u renditën në vendin e tretë. Ishin Elbasani dhe Oriku klubet që u ngjitën një kategori më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *