Probleme për Arturo Vidal, mesfushorin kilian që Barcelona e bleu këtë verë te Bajerni i Munihut. I grumbulluar me kombëtaren e tij, raportohet se “luftëtari” i mesfushës nuk e ka përfunduar seancën e fundit stërvitore për shkak se ka ndjerë dhimbje në gjurin e operuar pak kohë më parë.
Kjo bën që te Barcelona të shqetësohen për gjendjen e mesfushorit të tyre. Momentalisht Vidal po punon i diferencuar dhe nën vëzhgimin e stafit mjekësor, në mënyrë që të mos rrezikojë më shumë.
Vidal u grumbullua për ndeshjet miqësore që Kili zhvillon kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut. Valverde pret rikthimin në Spanjë të mesfushorit dhe shpreson që gjithçka të jetë “OK” para ndeshjes me Real Sociedadin.