Alarm disa orë përpara ndeshjes Itali-Zvicër, rrezik për bombë në afërsi të stadiumit “Olmpiko“

Pasditja e sotme nuk ka qenë e qetë në Romë. Vetëm pak orë përpara ndeshjes mes Italisë dhe Zvicrës, e vlefshme për grupin A në Kampionatin Europian, “Corrieredellosport.it“ raporton se forcat e policisë janë vënë në alarm. Një kalimtar ka njoftuar forcat e rendit për një objekt të çuditshëm në brendësi të një automjeti tip Smart.

Makina ishte e parkuar në “Piazza Mancini“ në afërsi të stadiumit “Olimpiko“, ku policia ka gjetur një bombë të paaktivizuar në brendësi të saj. Investiguesit bëjnë me dije se bomba mund të jetë vendosur aty për afera private, ndërsa shpërthimi i saj mund të sillte një numër të lartë viktimash duke qenë se shumë tifozë do të kalonin aty pranë për të shkuar në stadium ku do të ndiqin duelin mes Italisë dhe Zvicrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online