Akuzat e Ofeit, Bylis reagon: Lojtar problematik, ka marrë çdo pagë

Klubi i Bylisit ka reaguar për akuzat e lëshuara nga sulmuesi ganez Gideon Ofori Ofei. Futbollisti i cili ishte në huazim te ballshiotët nga klubi i Tiranës (Lexo këtu), ka akuzuar klubin mallakastriot për vonesa në pagesa dhe trajtim jo të barabartë dhe për këtë çështje ka kërkuar kompensim në FIFA.

Në njoftimin e bërë në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ballshiotët pretendojnë se lojtari po gënjen dhe ndaj tij ka pasur korrektësi në pagesa, diçka për të cilën disponojnë dhe dokumentet përkatëse.

Reagim i plotë i Bylisit

“Klubi i Bylisit ka reaguar për akuzat e sulmuesit ganez Gideon Ofei, i cili pretendonte se ka tre muaj që nuk është paguar dhe ankohet për kushtet në Ballsh. Sipas ballshiotëve, lojtari hedh akuza të pavërteta. Në një reagim për mediat, klubi i Bylisit ndër të tjera ka theksuar: “Jemi njohur me akuzat e lojtarit Gideon Ofei. Në radhë të parë Ofei ka një kontratë deri në 31 maj dhe duhet që ta respektojë atë. Askush nuk e ka larguar, ka ikur vjedhurazi, pa njoftuar askënd dhe duhet që të ishte paraqitur në stërvitje dhe për këtë do të ketë masa. Në radhë të parë, Ofei ka një kontratë deri në 31 maj dhe duhet që ta respektojë atë. Ai lojtar nuk është sjellë si profesionist në qoftë se e quan veten të atillë. Sa i përket thënieve që ai pretendon se e kanë lënë në këmbë, akuzat e tij janë qesharake. Mbase Ofei do avion apo taksi private, apo t’i blejmë edhe çadër. Klubi nuk i ka marrë përsipër që ta çojë me makinë apo me autobus çdo ditë në stërvitje apo t’i blejmë çadër mos ta lagë shiu. Ai ka për detyrë që të paraqitet në stërvitje në orar sipas programit që bën stafi. Ka ardhur ditët e fundit të merkatos dhe në dy ndeshje është aktivizuar ndonëse ka bërë paraqitje të dobët dhe s’e ka bindur stafin! Ng ky moment stafi nuk e ka aktivizuar, e madje nuk e ka grumbulluar as në 18-she dhe nga ky moment sjellja e Ofeit ndaj klubit ka ndryshuar totalisht! Theksojmë se në vijim, gjithë kohës që ka qenë në Ballsh, ka qenë problematik dhe jo korrekt disa herë, madje duke mos u impenjuar sa duhet në stërvitje, apo ka sjellë probleme nga më të ndryshmet duke u ftohur edhe marrëdhëniet me këtë lojtar. Lojtari nuk tregon të vërtetën, sepse klubi nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj tij për sa është dakordësuar në kontratë dhe për këtë disponojmë dokumentacionin e plotë për pagesat e kryera. Klubi ka bërë edhe ankesë në FIFA duke e vënë menjëherë në dijeni për të marrë masat përkatëse. Klubi ka 25 lojtarë me kombësi të ndryshme dhe kanë marrë edhe muajin e fundit të pagesës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *