Aksionet e Tiranës kanë çmim, të rejat e fundit

Refik Halili mund të ketë një tjetër partner te Tirana. Bashkia është e hapur të shesë pjesën e aksioneve të saj, 34 për qindëshin. Së fundmi është bërë edhe një vlerësim i aksioneve. Top Channel raporton se kompania vlerësuese Deloite Albania shpk. ka bërë studimin dhe ka nxjerrë se aksionet kushtojnë nga 246 milionë në 300 milionë lekë të reja.

Sikurse dihet, bashkia ka 34 për qind të aksioneve dhe nga përllogaritjet e bëra kushdo që dëshiron t’i blejë duhet të paguajë rreth 1 miliard lekë. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë i gatshëm ta paguajë atë shifër dhe të bëhet ortak me Halilin.

ÇFARË THA VELIAJ – Pak ditë më parë ishte kryebashkiaku Erjon Veliaj ai që foli për shitjen e aksioneve. Në të shkuarën edhe vetë presidenti Halili ka deklaruar se pritet që të ketë një tjetër donator të bardheblutë. Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete.

“Na është kërkuar edhe nga aksioneri i shumicës, por edhe nga tifozët që klubi të jetë i lirë, të marrë vendimet e veta. Ne do t’i ofrojmë për shitje ato aksione. Besoj se me atë kënaqen të gjithë. Nuk ka asnjë alibi për vendimmarrje. Për sa kohë që kanë 100 % të vendimmarrjes së tyre, t’i marrin dhe aksionet e Bashkisë, nuk kam asnjë problem”, u shpreh Veliaj për ABC News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *