Akord me klubin e ri, Maikon i rikthehet fushave të blerta

Për disa vite rresht, Maikon ishte një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë. Ai ishte një piston i krahut të djathtë të Interit, ekip me të cilin fitoi tripletën në vitin 2010.

Sot është 37 vjeç, ka një vit e gjysmë pa luajtur, por i është rikthyer përsëri futbollit. Maikon ka nënshkruar kontratë me Criciumën, ekipin që garon në divizionin e dytë të futbollit brazilian dhe renditet në vendin e 14-të.

Maikon ka luajtur me moshat e Criciumën në vitin 1998, ndërsa rikthehet në atë klub pas plot 20 vitesh. Lojtari firmosi deri në fund të sezonit me ekipin e ri dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *