Albian Ajeti u kthye në fushë fundjavën e shkuar, pas një dëmtimi që e la jashtë në javët e para të sezonit të ri, dhe menjëherë u bë vendimtar, duke shënuar në fitoren 2-0 të Sant Gallenit ndaj Sionit, me vetëm 20 minuta në fushë.
Sant Galleni e bleu për një milion euro nga Augsburgu dhe fërkon duart, sepse pas 11 golave të sezonit të shkuar Ajeti e ka nisur shkëlqyeshëm edhe të riun.
20-vjeçari ka kohë që kërkohet nga Spali në Serinë A, por Blick raporton se vëllai i Arlind Ajetit ka refuzuar, duke preferuar të qëndrojë të Sant Galleni. Në këtë mënyrë, nuk ka derbi, pasi Arlindi mbetet Ajeti i vetëm në Serinë A.