Ajeti dhe Balliu mund të bashkohen, ekip i ri në horizont

Arlind Ajeti dhe Ivan Balliu mbeten në merkato. Të dy mbrojtësit duan të gjejnë ekip të ri për të luajtur sezonin e ardhshëm. Ajeti u largua nga ekipi i torinos, ndërsa Balliu mund të largohet nga Metz.

Për të dy lojtarët ka dalë në skenë pista e Legias së Varshavës. Ajeti është shumë afër firmës me polakët, ndërsa Balliu disi më larg pavarësisht se ka interesim nga ky ekip. Ndryshimi i trajnerit te klubi polak ka ndalur njëherë merkaton, por gjasat janë që Ajeti të nënshkruajë.

Disi më larg Ivan Balliu që ka interesimin e Malagës pas vetes. Ai mund të zgjedhë skuadrën spanjolle, para asaj polake. Bukur do të ishte nëse të dy do të luanin në të njëjtin ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *