Skuadra e Ajaksit po bën një sezon fantastik dhe skuadra holandeze ka mahnitur të gjithë Europën me paraqitjet që ka bërë. Në takimin e sotëm kundër Groningen në transfertë, Ajaksi triumfoi 0-1, falë një goli të sulmuesit veteran, Klas Huntelar.
Sulmuesi holandez u aktivizua në minutën e 59’ dhe në të 77-ën, shënoi golin e fitores, një gol që mund të vendosë dhe titullin kampion. Kjo rrjetë, e çon sulmuesin në kuotën e 104 golave për Ajaksin, duke parakaluar legjendën Denis Berkgamp.
Jo vetëm kaq, po ky ishte dhe goli i 156 për Ajaksin këtë sezon në të gjitha kompeticionet, më shumë se në çdo sezon tjetër. Këto statistika, konfirmojnë sezonin fantastik që skuadra holandeze po kalon.