“Ai ka luajtur kundër Lewandowski-Robben, Seferi-Xhixha nuk janë asgjë”! Në Luksemburg tregojnë “mons.trën” e Dudelange: Si t’i frikësohet Tiranës ky lojtar?

Në Luksemburg e kanë festuar gjatë afrimin e ri të Dudelanges. Manuel Da Costa, mbrojtësi 36-vjeçar ka ngritur në peshë opinionin sportiv të këtij vendi për vetë karrierën që prezanton. Ndërkohë edhe trajneri i Dudelanges, Fangueiro, ka reaguar menjëherë duke thënë se është privilegj për të si trajner që të punojë me Da Costa. Por në cilat ekipe ka qenë më herët ky lojtar? Nga PSV, te Fiorentina, Sampdoria, West Ham, Olimpiakos dhe të tjera skuadra të këtij kalibri. Mediat në Luksemburg e kanë quajtur “mo.nstra”, ndërsa “Lequotidien” vazhdon më tej duke theksuar se Da Costa ka luajtur përballë lojtarëve si Lewandowski, Robben, Muller dhe nuk mund t’i trembet dyshes shqiptare, Seferi-Xhixha.

“Mund ta kalonim ditën atje, në karrierën e Manuel Da Costa. Të mërkurën e ardhshme ai ka në axhendën e tij një Dudelange–Tirana. Nëse i kthehemi CV-së së tij, shohim se kaq pak ditë për t’u njohur me ekipin e ri nuk mund ta trembë atë. Të paktën jo kjo ndeshje kundër Tiranës. Të paktën jo në këtë moshë 36-vjeçare dhe pasi ka kaluar kaq shumë në karrierë. Shembujt? Në vitin 2015, Da Costa luajti në fazën e grupeve të Champions League me Olimpiakos kundër Bayern Munich, ku si kundërshtarë për t’u përballur kishte Lewandowski, Coman, Muller, Robben. Në 2007 ka luajtur çerekfinalen kundër Liverpul në Champions, me anglezët që shkuan në finale.

Aq më tepër që dy golashënuesit më të mirë të Tiranës, Seferi dhe Xhixha, nuk kanë absolutisht asgjë për t’u krahasuar me rivalët që Da Costa është përballur në këto 15 vitet e fundit në Europë me dy sezone në Eredivisie te PSV, me tre sezone në Serinë A, dy sezone në Premier League, një në elitën e Portugalisë, gjashtë në elitën e Turqisë, dy në elitën e Greqisë, dy në elitën e Belgjikës dhe në Arabinë Saudite. Da Costa tashmë është mbërthyer, direkt ose indirekt, me një seri të gjatë emrash të mëdhenj: “Del Piero, Nedved, Hamsik, Tevez, Dybala, Giggs, Rooney, Nani, Drogba, Torres, Malouda, Anelka, Balotelli, Dzeko apo Giroud”, shkruhet në median e Luksemburgut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online