E dërguan kryeqytetin nga “ferri” në “parajsë“/ Shehi dhe Mehmeti ishin risia e futbollit shqiptar, prova e fundit është Europa

Vitet e fundit futbollit shqiptar po hyn në një epokë të re, ku po përqafon edhe strategjitë e klubeve europiane. Dikur eksperienca ishte pika kyçe që duhet të kishte me vete një trajner për të drejtuar në Superiore. Të njëjtat fytyra, të njëjtat emra që qarkullonin në kampionatin shqiptar, me klubet që shpesh herë thjesh bënin një rrokadë mes krerëve të pankinave.

Por situata ka ndryshuar, sidomos në arenën e eropiane, ku mosha dhe eksperienca kaloi në plan të dytë, për t’i lënë vendin energjisë dhe ideve të reja. Klopp, Tuchel, Guardiola apo së fundmi edhe Nagelsmann janë disa nga emrat që thyen tabutë e mëparshme, duke revolucionarizuar sportin më të ndjekur në botë me taktikat e tyre.

Një frymë e re që po lind edhe në Superiore. Më në fund emra të rinj kanë nisur të qarkullojnë në futbollin tonë. Shehi dhe Mehmeti janë dy figurat që kanë vërtetuar së fundmi se mosha dhe eksperienca nuk janë të domosdoshme për të qenë një trajner i mirë. Në fund të fundit, trajneri matet nga rezultatet dhe në këtë pikë dyshja në fjalë meritojnë notën 10. Orges Shehi erdhi në krye të Tiranës pas dy aventurave te Teuta dhe Kukësi, duke e marrë ekipin në një sezon të pashpresë, ku mbetën jashtë Kupave të Europës, për ti dërguar një vit më pas drejt titullit të 26 kampion.

Një situatë e ngjashme edhe për Dritan Mehmetin. Pas shumë viteve në rolin e krahut të djathtë të trajnerëve të Partizanit, 42-vjeçari arriti të grumbullonte sa më shumë prej tyre, për të qenë i gatshëm të korrte sukses në momentin që do të emërohej vetë në krye të pankinës. Mehmeti i mori “të kuqtë“ nga “ferri“ për t’i dërguar në “parajsë”. Pas gjysmës së parë të sezonit Partizani gjendej në një situatë kritike, ku pjesëmarrja në Europë shihej e mundur vetëm me anë të një mrekullie. E në këtë rast, Mehmeti vërtetoi se mrekullitë ndodhin. Partizani do të luajë në turet kualifikues të Ligës së Konferencës dhe për të mbërritur deri këtu nuk u nevojit rruga më e shkurtër prej Kupës së Shqipërisë, por u desh një rekuperim në dukje të parë i pamundur përmes kampionatit, ku “demat e kuq“ arritën të pozicionoheshin në vendin e tretë të renditjes.

Kaq mjaftoi që presidenti Demi të mos provonte një aventurë të re në stolin e skuadrës së tij, por t’i besonte njeriut që erdhi nga brenda familjes dhe e dërgoi atje ku pak njerëz e prisnin. Kampionati ishte një “bast“ i fituar për dy klubet emblemë të kryeqytetit, tashmë Shehin dhe Mehmetin i pret prova e fundit, Europa, për të treguar se asgjë nuk ishte rastësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online