VIDEO/ Zogoviç testohet nga legjenda e Vllaznisë, Sinani i jep ende leksione sulmuesve kuqeblu

Vllaznia është duke u përgatitur në Austri për ndeshjen e turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku përballë do të kenë Universitatean e Krajovës. Klubi shkodran ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare momente nga stërvitja e kuqebluve, për të mbajtur të përditësuar tifozët mbi gjendjen e skuadrës.

Zogoviç është testuar në portë nga një legjendë e Vllaznisë si Vjoresin Sinani. Në një video të shpërdarë nga klubi shkodran shihet ish-sulmuesi i njohur që godet portën e mbrojtur nga Zogoviç, duke arritur të shënojë. Pavarësisht se vitet kalojnë, Sinani vazhdon t‘i  japë leksione sulmuesve të Vllaznisë, megjithëse këtë herë jo në rolin e futbollistit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online