Ahmataj: Vuajtëm presionin, entuziazmi pas golit na bëri të gabojmë!

 

Pas ndeshjes, trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj, është dukur mjaft i dëshpëruar për humbjen. Sigurisht, që nuk e priste këtë rezultat, sidomos pasi barazimi 1-1 rikthehu entuziazmin dhe shpresën. Për Supersport ka reaguar:  “Mund të humbasësh dhe biesh më poshtë. Kemi një ndeshje tjetër. U ndje edhe presioni në stadium dhe të rinjtë. Ata me eksperiencë e mbajtën presionin, të rinjtë jo edhe aq. Megjithatë, ata të mendojnë vetëm për futboll. Dëmtimi i Idrizajt? Na prishi shumë punë, sepse kishim përgatitur atë në lidhje me goditjet standarte.

Edhe tre ndërrimet e tjera ishin të detyruara dhe nuk patëm shans të ndryshonim skuadrën dhe dhënë freski, por ndryshuam rolet, duke nxjerrë edhe Zefin në të djathtë të mbrojtjes. Kur barazuam, mund ta kishim menaxhuar më mirë, por entuziazmi për ta fituar na çoi në këtë fund. Gabimet në fund? Lodhja bën të vetën, sigurisht, dhe ndodh që të gabojnë edhe më të vjetrit”.

“Këtu u luajt futboll i vërtetë, dy skuadra në garë, me objektiva të njëjtë. Ndërsa, te të tjerat, ndeshjet vazhdojnë për inerci… Do të mbyllet gara, pasi ka skuadra pa objektiv dhe nuk i shërben për asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *