Julian Ahmataj, trajneri i Luftëtarit, pas ndeshjes me emisionin Gol pas Goli në Supersport deklaroi: “Ishte një ndeshje e vështirë, merita është e djemve. Kemi të rinj që janë e ardhmja. Ata madje ndikuan edhe te rezultati. Pësuam një gol që nuk duhet të ndodhte. Nuk kemi asnjë pishman. Morëm një pikë, mund të na takonte më shumë me lojën që bëmë. Gjithsesi duhet pranuar rezultati”.
“Jemi shtatë pikë larg Kastriotit, duhet të punojmë çdo ndeshje. Asnjë nuk ka mbaruar. Ndeshjet duhen marrë nga një. Duhet të përdorim lojtarë, siç bëmë sot. Kur skuadrat bien fizikisht, mund të në shërbejnë”.
“Duhet ta arrijmë objektivin, pastaj klubi e bën skuadrën. Nuk e kam bërë unë. Jam munduar t;i marr maksimumin dhe do vazhdoj. Bakaj dhe Ruçi janë cilësorë dhe i kanë dhënë skuadrës. Gabimet ndodhin, nuk ka pse rëndohet portieri. Nuk ka njeri që nuk gabon në futboll”.
“Nuk transmetoj presion te skuadra. Kemi qenë në situata edhe më të vështira. Ekipi ka për detyre të luajë futboll, të bëjë çka bën stërvitja. Përgjegjësia është e imja po gaboi skuadra, siç kam bërë në të shkuarën”.
“Edhe pse pësuam, patëm ekuilibër. Edhe pse futëm lojtarë sulmues, sërish kishim ekuilibër. Kjo na jep siguri. Është një sjellje e niveli të lartë nga ekipi, sikurse bëri Rapa me Sukajn kur na kapën dy kundër 1”.