Nga Klaudio Ndreca
Një dëmtim ka ardhur për Xhakomo Vrionin në momentin më të papërshtatshëm. Sulmuesi kuqezi është grumbulluar gjithmonë në ekipin e parë të Juventusit dhe trajneri Andrea Pirlo nisi që të krijonte hapësirat, në mënyrë që Xhakomo të shpaloste aftësitë e tij. Por dëmtimi i fundit në stërvitje i ka kushtuar shumë duke përfunduar në sallën e operacionit.
Fatmirësisht ndërhyrja është mbyllur me sukses në në klinikë private të Torinos, duke u kthyer sërish në shtëpi. “Unë kam folur me Xhakomon. Ndërhyrja ka shkuar mirë . Duke parë mungesën e Ronaldos kundër Beneventos, Vrioni do të kishte mundësinë për të luajtur disa minuta me Juventusin në ndeshjen e fundit të kampionatit”, do të shprehej me dëshpërimi babai i lojtarit, Arbeni.
Nga ana tjetër, nëpërmjet menaxherit të sulmuesit, Silivo Pagliari, konfirmohet se Agnelli dhe Pirlo kanë telefonuar Vrionin për t’i treguar mbështetjen e klubit. Gjithashtu është konfirmuar edhe periudha sesa do të qëndrojë jashtë fushave të blerta futbollisti. “Do të marri dy muaj e gjysmë, ndoshta tre muaj, që Vrioni të kthehet në fushë. Nuk ishte e nevojshme, por ky është futbolli. Vrioni ka një marrëdhënie të ngushtë me Moratën”, ka cekur Pagliari. /Sport Ekspres/