“Ma thanë edhe futbollistët”, trajneri te ekipi i Uzunit tregon finalen e fundit në “Champions League”

Myrto Uzuni ka luajtur si titullar edhe në përballjen kundër Barcelonës. Një tjetër arritje në karrierën e sulmuesit shqiptar që përballë tij ka yjet e futbollit botëror, megjithëse këtë herë nuk arriti që të gjejë golin, ndryshe nga përballja me Juventusin.

Tashmë Ferencvaroshi do të luajë kundër Dinamos së Kievit edhe finalen e fundit të “Champions League”. Fituesja e kësaj përballje do të ketë mundësinë për të vazhduar në “Europa League”, ndërsa ekipi tjetër do të shkojë në shtëpi. Kështu trajneri i Ferencvarosh ka kujtuar objektivin e klubit dhe njëkohësisht se ndaj Barcelonës ishte e pamundur që të konkurroje në humbjen e pësuar 0-3.

“Këto ndeshje janë për të marrë eksperiencë. Barcelona luan në nivele të larta, kanë sulmues të shpejtë dhe që ishin përpara nesh në shumë raste. Barcelona e merr çdo kundërshtar serizosisht dhe kjo ndeshje ishte e rëndësishme për ta që të kryesonin grupin. Shumë e vështirë që të luash futboll kundër Barcelonës, ma thanë edhe lojtarët. Në ndeshjen e fundit do të vendoset nëse do të shkojmë në “Europa League”, kemi mundësinë dhe duhet ta shfrytëzojmë atë”, u shpreh Rebrov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online