38-vjeçari që po ul Strakoshën në stol, Reina i ka hapur “luftë”: Puna është ajo që paguhet

Thomas Strakosha është ulur në stol edhe në përballjen kundër Dortmundit. Pas statistikave që nuk flisnin aspak në favorin e tij gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit, atje ku pësoi tre gola ndaj Bolonjës, Inzagi vendosi që ta uli në stol edhe në “Champions League”.

Tashmë porta po i besohet eksperiencës së 38-vjeçarit Reina. Ky i fundit erdhi me qëllimin për të ndihmuar më tepër Strakoshën që të rritet, por është duke i marrë vendin në ndeshjet më të rëndësishme. I pyetur nga gazetarët për faktin se po vazhdon që të luajë ende, duke mposhtur konkurrencën me portierin shqiptar, Reina është shprehur:

“Ndihem i privilegjuar për të mbrojtur këtë fanellë në këtë kompeticion në moshën 38-vjeçare. Puna është ajo që paguhet, gjatë gjithë javës përgatitem për këtë lloj ndeshje. Jam mirë fizikisht, në anën psikologjike edhe më mirë. Djemtë më japin një dorë dhe të gjithë po punojmë në detaje. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha portieri i Lacios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online