Barcelona kërkoi me ngulm përforcime në mbrojtje në merkaton e janarit, pasi Umtiti ishte i dëmtuar, së bashku me Vermalen dhe në ekip kishin mbetur vetëm dy alternativa në qendrën e prapavijës. Katalanasit arritën të siguronin shërbimet e Xhejzon Murijos, por përpara se të merrnin kolumbianin, drejtuesit e ekipit blaugrana kërkuan Martin Skërtel.
Një lajm i tillë u raportua si në Spanjë, po ashtu në Turqi, ku sllovaku aktivizohet me Fenerbaçen. Lidhur me këtë çështje ka folur së fundmi, agjenti i mbrojtësit 34-vjeçar, Mithat Halis, i cili ka zbuluar se klienti i tij e ka refuzuar një kalim në Katalonjë, duke rrëfyer dhe arsyen e këtij refuzimi të bërë.
“Barcelona këmbënguli për të firmosur me Skërtel sepse i duhej me patjetër një alternativë. Ata kërkonin një alternativë për Zherard Pike dhe Samuel Umtiti, por Skërtel nuk kërkonte të ishte një alternativë.
Mendoj se është mbrojtës më i mirë se Klement Lenglet. Martin është i lumtur në Stamboll me Fenerbaçen, pasi është dhe një pjesë e rëndësishme e klubit. Ai preferon të jetë këtë një rol kyç në ekip, se sa të jetë një zëvendësues te Barcelona.”