Janë shpallur dhjetë kandidatët për fituesin e çmimit të lojtarit më të mirë afrikan të vitit 2018. Ajo që bie në sy është mungesa e mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali. 27-vjeçari është një nga më të mirët për momentin në rolin e tij, ishte pjesë thelbësore e Napolit që kreu një kampionat fantastik dhe zhvilloi një Botëror më shumë se pozitiv me Senegalin.
Mungesa e tij në dhjetë më të mirë është shoqëruar nga kritika të mëdha në rrjetet sociale dhe mbetet një vendim befasues. Frenki Kesi është një tjetër mungesë, ndërsa kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim është Mohamed Salah i Liverpulit.
Egjiptiani është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe po udhëheq Liverpulin me golat e tij vendimtarë. Salah u shpall fitues në vitin e kaluar, ndërsa rekordmenët mbeten Samuel Eto dhe Jaja Ture, të cilët janë shpallur nga 4 herë si lojtarët më të mirë afrikanë.
Lista e plotë e dhjetë lojtarëve më të mirë afrikanë
Aleks Iuobi – Arsenal – Nigeri
Mohamed Salah – Liverpul – Egjipt
Andre Onana – Ajaks – Kamerun
Pierr-Emerik Abumejang – Arsenal – Gabon
Anis Badri – ES Tunis – Tunizi
Rijad Mahrez – Mançester Siti – Algjeri
Denis Onijango – Mamelodi – Uganda
Sadio Mane – Liverpul – Senegal
Medi Benatia – Juventus – Marok
Valid Soliman – Al Ahli – Egjipt